SHBA – DASH merr në dorëzim dosjen e cështjes Came

Kjo dosje përmban dokumentat përkatës që demonstrojnë në mënyrë ligjore atë që PDU e cilëson si gjenocid dhe përndjekje që i është bërë popullsisë çame në vite. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit, siguruan shqyrtimin e dosjes dhe mbasi të njihen në detaje me materialet në fjalë, do të dërgojnë prononcimin e tyre zyrtar. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike si mënyra më e mirë dhe transparente që do të shërbejë edhe zgjidhjen e kësaj çështje. Ndërsa deputetët Idrizi dhe Tahiri theksuan rëndësinë e zbatimit të konventës për të drejtat e njeriut dhe në kuadër të miqësisë së mirë, kjo çështje do të marrë zgjidhje në rrugë ligjore. “Ishte një mundësi e veçantë, theksoi Idrizi, nxjerrja në dritë e këtyre fakteve dhe kjo fushatë njohje e kërkimi i të drejtave tona do të vazhdojë e pandërprerë në çdo institucion ndërkombëtar”. Sipas deputetëve të PDU, është fat që çështja çame arriti të thyejë barrierat dhe të hyjë për diskutim në një nga institucionet më të fuqishme politikë-bërëse në botë.

Advertisement