Në këtë kuadër, EULEX e thekson nevojën për një përkushtim më të madh, sidomos në gjykata dhe dogana. Zëvendës shefi i EULEX-it, Roj Riv, ka mirëpritur ndërkaq gatishmërinë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të luftuar korrupsionin, duke theksuar se çështjet e ndjeshme si krimi i organizuar dhe korrupsioni, duhen luftuar në partneritet.