Japoni – Naoto Kan zgjidhet kryeministër

Kan, ministër në ikje i Financave, premtoi një fillim të ri. Kan bëhet kështu kryeministri i pestë i Japonisë në tre vitet e fundit. Hatoyama dha dorëheqjen ditën e Mërkurë, pas një diskutimi mbi ngritjen e bazës amerikane ne jug të Japonisë. Ai kishte premtuar se do ta lëvizte bazën nga ishulli i Okinauas, por dështoi në gjetjen e një kompromisi, në mënyrë që të kënaqte si banorët ashtu edhe SHBA. Kryeministri Kan deklaroi se aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet “guri i themelit” i diplomacisë japoneze, por nuk e përmendi bazën.

Advertisement