Në ceremoninë e diplomimit ishin të pranishëm ministri i FSK-së, Fehmi Mujota dhe komandanti i kësaj njësie, gjeneral Sylejman Selimi. “Diplomimi i brezit të parë të oficerëve të FSK-së do të thotë shumë për Forcën e Sigurisë, e cila gradualisht po plotëson të gjitha kapacitetet për sigurinë e vendit”, ka deklaruar Mujota. Ceremonia e diplomimit u mbajt në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.