Maqedoni – Nuk ka grupe ekstremiste shqiptare

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Xhevat Buci ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion për ekzistencën e grupeve terroriste ose të kampeve të tyre në territorin maqedonas. “Në territorin e vendit nuk ka grupe terroriste, po të kishte do të kishim informacione dhe publiku do të ishte njoftuar me kohë”, tha Buci. Presidenti i Serbisë, Boris Tadic deklaroi dje se grupe ekstremiste shqiptare janë duke u stërvitur në territorin e Maqedonisë.

Advertisement