Kosovë – Balotazhi në Rahovec zhvillohet në Dhjetor

Friday, January 16, 2026

Në balotazh do të jenë kandidatët e LDK-së dhe PDK-së, të cilët kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet që u mbajtën të Dielën. Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit, sipas të cilave kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu prin me 5211 vota ose 28.3%, para Xhelal Canzibës nga PDK me 4952 ose 26.9%, Smajl Latifi AAK 4740 ose 25.8%, Rexhep Oruçi i AKR-së me 3021 ose 16.4% dhe Luljeta Kadiri i LDD-së me 473 vota ose 2.6%. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, tha se rezultatet përfundimtare do të jepen pas dy ditësh, pasi të bëhet edhe numërimi i votave me kusht, votave të votuesve me nevoja të veçanta dhe i atyre përmes postës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -