Kosovë – Austria mbështet liberalizimin e vizave

Fekter dhe homologu i saj kosovar, ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi. Në këtë takim ministri Pajaziti dhe ministrja Fekter diskutuan edhe për bashkëpunimin dhe kontaktin e drejtpërdrejtë në mes të dy policive, sidomos në fushat si: krimi i organizuar, trafikimi me droga, trafikimi me qënie njerëzore, migrimi ilegal dhe për menaxhimin e integruar të kufirit. Gjatë këtij takimi, Pajaziti dhe Fekter, diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushën e migrimit, duke u bazuar në parimet e BE, partneritetit në migracion, me fokus për pune sezonale, programe edukative etj.

Advertisement