Kështu thotë një sondazh i publikuar nga UNDP në Kosovë, i cili krahasuar me një tjetër anketë të muajit prill, tregon se vlerësimi i qytetarëve për qeverinë është rritur. Ndërkohë, cështjet kryesore që shqetësojnë qytetarët janë papunësia dhe varfëria, që konsiderohen si faktorë kyc për stabilitetin e vendit. Përsa i përket korrupsionit, të anketuarit cilësojnë KEK-un, Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe gjykatat si institucionet më të prekura nga ky fenomen. Në këtë sondazh u intervistuan 1290 persona.