Kosova: Puna dhe dinjiteti, shpresa për Tiranën‏

Kandidati i majtë për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua me banorë të Selitës dhe të Don Boskos, me të cilët bisedoi për shqetësimet e tyre dhe për mundësitë që ai do të ofrojë për punësim dhe iniciativa që do të sjellin zhvillim.
“Ajo që unë shoh dhe konstatoj çdo ditë është që kjo qeveri jo vetëm që ka rritur shumë taksa dhe kosto në kurriz të qytetarit, duke i pakësuar të ardhurat që i ngelin në xhep, ka rënduar biznesin duke i pakësuar mundësinë e punësimit, por ajo që mua më tërheq vëmendjen është se nuk ka sensin e humanizmit karshi banorëve të saj. Unë jam për atë që edhe ligji të veprojë por dhe ana humane dhe njerëzore të jetë në pah në mënyrë që duke u kombinuar këto të dyja edhe zgjidhja për banorët e Tiranës edhe zgjidhja për organizimin e biznesit të jetë shumë shumë herë më e pranueshme”, tha Kosova.
“Ne flasim që të vëmë të rinjtë përpara. Por unë them një gjë, më mirë me njeriun që të kupton si doktori, se më të mirë ne s’kemi për të gjetur më këtu”, shprehet një qytetar në zonën e Selitës.

Advertisement