Basha: Qeveria punëson kriminelët në vend të të rinjve

Nga Korça, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi turin e bashkëbisedimit me të rinjtë.
Për kreun e Bashkisë, të rinjtë janë zemra e PD-së dhe si të tillë do të qëndrojnë në pararojë të betejës së 21 qershorit, për t’i kthyer shqiptarëve shpresën, punën dhe dinjitetin.
Niveli i papunësisë tek të rinjtë është në shifra alarmante, theksoi z. Basha dhe për këtë, vendit i duhet oferta e re e taksave të ulëta, e politikave te zhvillimit dhe e bashkëqeverisjes. Ndërsa të rinjtë e mirëarsimuar rendin rrugëve të Shqipërisë të pashpresë për një vend pune, qeveria promovon kriminelët, theksoi z. Basha.
Kandidati për kryetar të Bashkisë Korçë ka në prioritetet e tij nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e biznesit. Qindra biznese janë mbyllur në dy vjet, tha Gjergji Mero, ndërsa në Korçë lartësohej kulla e korrupsionit.

Advertisement