Kosova nuk do të marrë pjesë në Eurovizion

Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU) ka sqaruar se Kosova nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm.
“Aktualisht Kosova nuk ka anëtarësi aktive në EBU, prandaj nuk do të marrë pjesë dhe nuk mundet të jetë pjesë e Eurovizionit” shkruhet në Twitter-in zyrtar të EBU-së.
Reagimi ka ardhur pas shkrimeve të cilat thonin se Kosova do të debutojë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm në Suedi.

Advertisement