Korcë – Grinden për një vajzë, humb jetën 23-vjecari

Burime nga policia e këtij rrethi bëjnë të ditur se dy të rinj, njëri prej tyre i quajtur Elis Spaho kanë shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin për shkak të një vajze. Sherri degjeneroi në një konflikt fizik ku nuk munguan edhe sendet e forta. Mësohet se personi emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur nxorri një armë të ftohte dhe me të ka qëlluar shtetasin Elis Spaho duke e plagosur për vdekje. Pas kësaj autori është larguar mënjehërë nga vendngjarja duke lënë trupin e përgjakur përtokë në prani të disa dëshmitarëve. Të plagosur gjatë sherrit mbetën edhe dy shtetasit, Leonard Badhco dhe Lodian Hoxha të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet mësohet se shkaku i sherrit ka qënë një vajzë dhe se pak para grindjes të rinjtë kishin konsumuar alkol. Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit dhe për këtë qëllim janë ngritur postblloqe në të dalë të Korcës. Vazhdon kërkimi për kapjen e autorit, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Advertisement