Gjatë përgjigjes J.Lo është nervozuar duke thënë se nuk është fare në dijeni të kësaj situate dhe këtyre zërave. Duke ndjekur përgjigjen e saj krejtësisht të shpërqendruar gazetaria Brimania Rios ka vijuar më tej duke thëne së nëse është e vërtetë DeLuna do të ndjehej e nderuar nëse J.Lo mund të kishte kopjuar një këngë të saj. Në pritje të përgjigjes së rradhës Jennifer është stepur pak dhe më pas ka vijuar: “Nuk kam dëgjuar asgjë rreth kësaj”. Përgjigjet që ajo ka dhënë kanë rritur akoma më shumë dyshimin dhe të gjithë kanë filluar të mendojnë se ndoshta vërtet fshihet diçka në këtë çështje.