Artistja ka performuar në skenën e Teatrit Ariston si e ftuar në edicionin e 2010-ës, e sipas zërave që janë përhapur së fundmi i ka thënë disa miqve: “Më pëlqen shumë Sanremo. Eksperienca e 2010-ës ishte magjike. Mund të shkoja e të këndoja edhe ne italisht. Të jem në garë? Përse jo?”. Për momentin nuk ka asgjë të sigurt dhe zyrtare, por J.Lo nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për vendin tonë fqinj, madje disa vite më parë ishte gati për të blerë një pronë në liqenin e Como-s njësoj si George Clooney. J.LO. duhej të kish performuar në Itali vitin që lamë pas, por u shty pas impenjimit të saj si gjyqtare në programin "American Idol". Ne n’a duket e pabesueshme dhe aspak e vërtetë që një këngëtare e kalibrit të J.Lo. të ketë një dëshirë kaq të zjarrtë për të qenë konkurente në Sanremo, megjithatë ndonjëherë populli thotë “ku ka zë s’është pa gjë”… Atëherë presim deri në 15 Janar për të mësuar dhe listën zyrtare të konkurentëve të sivjetshëm të Festivalit të 62-të të Sanremo-s.