Konflikti i armatosur në Laç, “arrest me burg” për Calin

Gjykata e Lacit ka dhënë këtë të martë masën e sigurisë për shtetasin Gjergj Cali, i përfshirë në konfliktin e armatosur me ish-deputetin e PS Armando Prenga, javën e kaluar.

Nga informacionet e fundit mësohet se, gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Calin, nën akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “plagosjes”.

Advertisement

Ndërkohë, gjatë seancës gjyqësore Cali ka pranuar se ka pasur komunikime edhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.