Konfirmohet si imazh i H&M

Lana-Del-Ray-for-HM-2012

Këngëtarja do të jetë kështu fytyra e çdo posteri për koleksionin e vjeshtë/dimër 2012 anekënd botës për gjigandin suedez të. Në fotot e publikuara ajo shfaqet me një bluzë ngjyrë pjepër dhe pantallona pastel ngjitur pas trupit. Flokët dhe make up janë të frymëzuara nga vitet 60. Fotot janë realizuar nga dyshja e fotografëve gjermanë Inez van Lamsweerde dhe Vinoodh Matadin. Ndërkohë veç fotove mësohet se Lana Del Rey ka regjistruar edhe hitin e viteve ‘60 BLUE VELVET që do të përdoret për një mini film, i cili do të lançohet në faqen zyrtare të H&M më 19 shtator.

Ky impenjim si imazh i H&M është i fundit në listën me bashkëpunime për këngëtaren e cila është shumë e dashur nga bota e modës. Këngë të saj si p.sh. VIDEO GAMES është përdorur si kolonë zanore e sfilatave të Christopher Kane dhe Emilio de la Morena, e gjithashtu Mulberry e nderoi duke i vënë emrin e saj Del Rey njërës prej çantave (pak më poshtë mund t’i shihni këto krijime). Përsa i përket bashkëpunimit me H&M Lana del Rey i shtohet kështu vajzave të tjera Georgia May Jagger, Selma Blair dhe së fundmi aktores britanike Imogen Poots, që kanë qenë imazhe të fushatave të H&M.

Advertisement


Lana-Del-Rey for hm 2012 full

 

Lana-Del-Rey-Mulberry-bag