Këtë herë ky spektakël i Fox, ka vendosur që në radhët e jurisë të jenë reperja Nicki Minaj, artisti i muzikës country e njëkohësisht dhe bashkëshorti i Nicole Kidman, Keith Urban. Sigurisht që përkrah tyre është Mariah Carey, presence e konfirmuar prej kohësh tashmë dhe Randy Jackson, i ashtëquajturi gjyqtari origjinal. Këtë vit siç vërehet janë katër protagonistë dhe jo tre, siç ka ndodhur në edicionet e mëparshme. Nicki Minaj ka nënshkruar kontratën prej 12 milion dollarësh për një vit, shifër e cila vazhdon të jetë shumë larg 18 milion dollarëve të Mariah Carey.