Peruja është skuadra e fundit e kualifikuar për në Botërorin e Rusisë, duke kompletuar 32 skuadrat e kualifikuara.

Në ndeshjen e kthimit ndaj Zelandës së Re, amerikanojogorët arritën të fitojnë 2-0, me nga një gol në secilën pjesë, me autorë Farfan dhe Ramos. Peruja rikthehet në Botëror pas 36 vjetësh, ndërsa do të jetë hera e pestë për të që do të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm në rang kombëtaresh.