Diskutimet e Bleonës me ndjekësit, nuk janë diçka e re.
Këngëtarja nuk nguron t’i kthejë përgjigje pjesës më të madhe të tyre, ashtu siç bëri së fundmi me këtë komentuese. Vajza në fjalë i komenton Bleonës me nota kritike duke menduar se ngrirjen e vezëve e kishte bërë për të evituar shtatzëni të padëshiruara. Madje ajo në fund e këshillon Bleonën të shkojë tek një psikolog i zoti sepse nuk ishte mirë që jepte të tilla mesazhe negative për vajzat që po rriten.
Bleona më pas e postoi komentin e vajzës bashkë me përgjigjen për të, ku i drejtohet me fjalët: O kafsha e egër e pyllit, kjo proçedurë nuk bëhet për të evituar shtatzëninë e padëshiruar, është pikërisht e kundërta. Bëhet për të mos humbur mundësinë të bëhesh nënë nëse nuk ke partner dhe nëse nuk je seksualisht aktive dhe ke frikë se do të ngelesh pa fëmijë”. Kujtojmë që para Bleonës edhe Rita Ora rrëfue se i kishte ngrirë vezët e saj, madje që në moshën 20 vjeçare.