Kryeministri Rama ka publikuar në Facebook-un e tij personal foto nga aktiviteti i zhvilluar në Lezhë me hapjen e një shkolle profesionale, por siç është bërë zakon tashmë, jo të gjithë janë dakord me ato çfarë thotë kryeministri.

Në komente, disa persona të pakënaqur i kanë kujtuar kryeministrit se populli nuk ka bukë në sofra, ndërkohë që janë përballur me përgjigjet e kreut të qeverisë.

Advertisement

“O zoti kryeministër, populli nuk ka bukë të hajë, po hap vende pune. Mos i plas të gjithë nëpër burgje se do nxjerrin bukën e fëmijëve. Na kalbe burgjeve, na sakatove, ia ke ngjit virusin krejt Europës. Sa për temën, nuk më intereson”,- shkruan Boris Escobar.

Ndërkohë që Rama i përgjigjet: “Me emrin që zgjedh e ndjell vetë burgun ti”.

Një tjetër komentues, Angelo Amsterdam, reagon: “1 m… jeni duke bërë. Shkuljani veshin ministrave se s’keni gjë në terezi. I mjeri popull!”.

Dhe përgjigjja e z.Rama: “Angelo, mirë Amsterdami?