Një nga legjendat e komedisë botërore, Sir Ken Dodd, ndërroi jetë dje në moshën 90 vjeçare.
Ajo që i habiti të gjithë është fakti se aktori i njohur u martua fshehurazi para dy ditësh me të dashurën e tij, me të cilën ishte në lidhje për 40 vite. Dasma e tyre erdhi pasi Sir Ken doli nga spitali dy javë më parë, pas gjashtë javësh të trajtimit për një infeksion të rëndë në gjoks.
Duke folur për “Good Morning Britain” sot, publicisti i tij Robert Holmes tha: “Është një histori e mrekullueshme dashurie. Ata kishin qenë së bashku për 40 vjet dhe të premten papritmas i kërkoi asaj të martohej me të dhe ajo ishte e lumtur padyshim.”