Koktejle me raki, risia që do pushtojë kryeqytetin

Jeta e natës po vijon dalëngadalë t’i rikthehet normalitetit në Shqipëri, me bare e lokale të ndryshme që po gjejnë risi për të tërhequr klientët, por sigurisht duke ndjekur rregullat e higjienës. Kryebashkiaku i natës, Rezart Cenaj, ka zbuluar një organizim të veçantë të bareve në kryeqytet, të cilët po rikthejnë shijen tradicionale shumëvjeçare të rakisë. “Versionet me raki të koktejleve të famshëm do pushtojnë banakët e bareve darkën e të enjtes, 4 qershor”, shkruan ai në Instagram. Baret janë një nga bizneset më të goditur nga pandemia, duke qenë se janë vende që mbledhin shumë njerëz. Megjithatë në kryeqytet duket se po bëhet më e mira për të argëtuar sa më shumë të rinjtë.

Advertisement
Burimi: Revista Who