Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë startoi fushatën e promovimit të arsimit profesional, me synimin e dyfishimit të diplomave të arsimit profesional. Kjo nismë e MMSR, ka qëllimin t’iu shpjegojë nxënësve dhe prindërve të tyre përse është e rëndësishme përzgjedhja e arsimit profesional. Fushata do të shtrihet në gjitha shkollat 9 vjecare të vendit, për të mbërritur në panairin e ideve, në datat 20- 22 maj, në të cilin do të promovohet dhe demostrohet rëndësia dhe roli I Arsimit dhe Formimit Profesional.
Ne aktivitetin që celi fushatën e promovimit të arsimit profesional, organizuar nga Ministria e Mirëqenënies Sociale dhe Rinisë, me prani të ambasadorëve, vendet e cilave mbështesin nismën e minitrisë për rritjen e arsimit dhe formimit profesional në vend si dhe zevendëskryeministrit Niko Peleshi, ministri Blendi Klosi renditi 30 arsye përse duhet zgjedhur arsimi profesional. “ Arsimi Profesional të jep një zanat, të jep njohuri dhe aftësi të specializuara, të jep mundësi të shkëlqyera karriere, por mbi të gjitha të lidh me shpejt me tregun e punës” – deklaroi ministri Klosi. “Arsimi Profesional është falas, nuk kushton para, nuk përjashton mundësite e sipërmarrjes”- ishin të tjera arsye të renditura nga ministri Klosi, që gjithashtu vuri theksin tek impakti në ekonomi përmes specializimit në zanate të ndryshme. Ministri Blendi Klosi theksin e vuri tek mundesite reale të punësimit përmes arsimit dhe formimit profesional, mundësi shumë herë më të larta se arsimimi I përgjithshëm, marrë parasysh mungesat e mëdha në treg për profesionistë. Rritja e numrit të të specializurve, tha ministri Klosi do të rrise gjithashtu investimet e huaja në vend që kanë nevojë për burime njerëzore të kualifikuara.
“ Prindër, nxënës, sipërmarrës, orientohuni drejt Arsimit Profesional. Bejeni atë zgjedhjen dhe zgjidhjen e jetës suaj.Behet fjalë për një të ardhme të sigurtë me punë e jetë të denjë” – perfundoi fjalën ministri Blendi Klosi.
Ambasadori gjerman Helmut Hoffman, Ambasadori Italian Alberto Cutillo, ai I Konferatës Zviceriane Christoph Graf, përfaqesuesi I Austrisë, përshëndetën qeverinë shqiptare për angazhimin për promovimin dhe mbështetjen për arsimin dhe formimin profesional në Shqiperi, si mënyrë për rritjen e ekonomisë dhe punëzënies përmes kualifikimit të burimeve njerërezore. Ata sollën shembullin e zhvillimit të vendeve të tyre, të mbështetura ne specilizimin e arsimimit.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për arsimin dhe formimin profesional, si garanci për uljen e papunësësë, vecanërisht tek të rinjte, duke iu dhënë atyre një zanat që I garanton hyrjen më të shpejtë në tregun e punës.
Modele të të rinjve që kanë zgjedhur kualifikimin profesional, sollën shembullin personal të suksesit përmës kualifikimeve profesionale. Përfaqësues të bisnesit gjithashtu, folën mbi nevojën e tregut shqiptar për punonjës të kualifikuar.