Pas suksesit që pati me këngën Amla në Këngën Magjike dhe me moderimin e një sërë spektaklesh në Shqipëri, Klea Huta duket se ia “ka vënë” syrin Turqisë.

Ajo ka postuar pasditen e sotme një foto në Instagram ku shfaqet pranë aktorit të njohur turk, Engin Duztayan, i njohur nga publiku me rolin e Ertugrul.

Advertisement

E kontaktuar nga Blitz.al, Klea ka thënë: “Nuk dua të jap më shumë detaje sepse jam supersticioze dhe më sjellin ters. Por janë disa plane të mia të afërta”.

Duket se shumë shpejt, do të kemi mundësinë ta shohim Klean në programet e njohura turke. Suksese Klea!