Një takim në një kafene të kryeqytetit mes këngëtares dhe moderatores Klea Huta dhe djalit të ish-guvernatorit Ardian Fullani, Erik Fullani, është kthyer në lajm për portalet, që kanë aluduar për një lidhje të mundshme mes dy personazheve.
Nuk ka vonuar edhe reagimi i moderatores së “Gjeniut të vogël”, e cila ka hedhur poshtë thashethemet se ekziston diçka më shumë se miqësia mes tyre. Në një status në Facebook ajo ka treguar se i pranishëm në tavolinë ka qenë edhe një i afërm i Fullanit, që gazetarët duket se janë “kujdesur” të mos e fotografojnë.
“Hahaha, i falënderoj të gjitha portalet për vëmendjen që më dhanë për një kafe pasditeve të ftohta të Tiranës së bashku me një person të familjes së Erikut, që për çudi nuk është kapur në foto. Erikut i uroj ta gjejë vërtet dashurinë e jetës dhe të jetë i lumtur”,- shkruan Klea në Facebook./Blitz.al/