Klaudia Pepa, imazh i makinave Seat

Klaudia Pepa është bërë pjesë e fushatës së kompanisë së makinave SEAT, duke u bërë imazhi i kësaj kompanie për koleksionin e ri të automjeteve. Këtë e ka bërë të ditur Albi Nako, duke postuar në llogarinë e tij në Facebook: “Klaudia, imazh i #Seatmii Italia”. Ndërsa vetë Klaudia ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shkruan: “Parkimi është si kërcimi: duhet një përqendrim maksimal”. Ky lajm i mirë për Klaudian vjen pas suksesit të saj tek “Amici”, ku balerina doli deri në finale, madje mori edhe rolin e balerinës profesioniste në edicionin aktual të programit hit italian.

Advertisement