A ekziston më dashuria?
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë anuluar dasmën e tyre. Një burim ka treguar për “OK!Australia” se çifti kanë vendosur të ndahen pasi nuk binin dakord për t’u prindër. Liam ishte gati për t’u bërë baba, ndërsa Miley jo. Kjo ka qenë arsyeja që ka çuar çiftin drejt ndarjes dhe anulimit të dasmës.
Miley fshiu çdo grimcë nga instagrami i saj, duke i lënë fansat fillimisht të kuptojnë se ajo po vjen me projekte të reja muzikore, por në fakt e vërteta është ndryshe dhe e hidhur.
Burimi ka shtuar se Miley e ka shtyrë për muaj të tërë dasmën dhe kjo gjë e ka lodhur 28-vjeçarin, prandaj ata nuk janë më bashkë. Madje ka kohë që lidhja e tyre nuk po funksionon siç duhet. Kjo i ka mërzitur kaq shumë fansat e saj, sa Twitter po e humb toruan nga komentet…
Dyshja e njohur u njohën dhe u dashuruan në filmin “The last song”. Ata u fejuan në vitin 2012, por u ndanë një vit më pas. Historia i bëri sërish bashkë në vitin 2016, mirëpo siç duket sërish ka trazira në lidhjen e tyre.