I shpallur njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, ku bashkë me moderatorin bënë një lojë, në të cilën duhet të tregonin sa lekë mbanin në portofol.
Kështu Ermali mori në dorëzim porotfolin e biznesmenit dhe gjeti: Një kokërr hudhër, një abone autobusi dhe një dymijë leksh.
Njeriu më i pasur në Shqipëri, që i jep shtetit shqiptar 40 milion euro në vit, ka hapur portofolin në studion e Ermal Mamaqit dhe ndërsa të gjithë prisnim të numëronim prerje të mëdha parash, u habitëm të shihnim që portofoli i tij ishte… thuajse bosh.
Megjithatë mos harrojmë pa përmendur dhe 6 karta gold.