Kjo foto pa filtra u shkrep padashje nga Jamie Lee Curtis, më pas u postua me një mesazh

Nuk ka më keq se të të hapet padashje kamera e përparme e telefonit. Këndi i fotos që të kap nga poshtë mjekrës nuk është asnjëherë i duhuri. Megjithatë në një rast të tillë, aktorja Jamie Lee Curtis nuk e mbylli me vrap. Ajo shkrepi një foto dhe e postoi në Insta me një mesazh.

Kjo foto pa filtra u shkrep padashje nga Jamie Lee Curtis, më pas u postua

Advertisement

“Shpesh, imazhi më i pakëndshëm i yni është ai kur shikojmë nga lart-poshtë. Kjo jo pa qëllim, por për të na kujtuar përulësinë, humanizmin në këtë botë të filtruar në të cilën ne të gjithë ekzistojmë brenda kësaj platforme. Unë u lumturova sot kur u përballa me të mbijetuarën e vërtetë të historisë sime të Laurie Strode. Më mungon gruaja që i dha emrin, Debra Hill, dhe e nderoj atë këtë ditë dhe të gjithë ata që po i mbijetojnë kërcënimit, të brendshëm dhe sigurisht të jashtëm në këtë botë të çmendur”, shkruan Jamie duke kujtuar një nga personazhet që ajo i ka dhënë jetë gjatë karrierës së saj dhe producenten Debra Hill që u nda nga jeta në vitin 2005 nga kanceri.