“Për ty x Dy zemra” Capital T sjell dy këngë për ata që Shën Valentini i gjeti zemërthyer

Capital T, artisti i mirënjohur ka publikuar jo një, por dy këngë. Dhe ndryshe nga shumë kolegë ai nuk i ka kënduar dashurisë e lumturisë në ditën e Shën Valentinit, por dhimbjes nga dashuria.

“Për ty” dhe “Dy zemra” mbajnë titullin këngët, tekstin e të cilëve e ka shkruar vetë reperi, duke na bërë të mendojmë se pas tyre fshihet një histori personale. Fabula e “Për ty” lidhet me një histori dashurie në distancë që nuk ka funksionuar pavarësisht përpjekjeve e sakrificave nga njëra palë. “Nuk po do me ni për ty, nuk po du mu pa me ty une mk!”- mund t’i thoni të gjithë sot ex-it.

Advertisement

Sakaq, “Dy zemra” vjen si një letër e fundit dashurie. “Tash u kry, po i kqyri yjet lart dhe po më kujtohet koha me ty. Tash u kry, ti e din që tash u kry. Po të përshëndes me këtë meldoi!”-thotë mes vargjesh Capo.