Kjo është vajza që i ka rrëmbyer zemrën ‘Burrit më seksi në botë’!

Ylli i “Captain America”, Chris Evans, është në lidhje me aktoren portugeze Alba Baptista “prej më shumë se një viti dhe është serioze,” tha një burim për People.

“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur”, shtoi burimi. “Familja dhe miqtë e tij të gjithë e adhurojnë Alba-n.”

Disa foto nga paparacët:

Thashethemet për romancën e re të Evans filluan vetëm disa ditë pasi ai u cilësua si “Burri më seksi në botë për vitin 2022” nga revista People.

Alba Baptista, 25 vjeç – më e njohur për rolin në filmin e këtij viti “Mrs. Harris Goes to Paris” – flet pesë gjuhë, sipas People, dhe ka kontribuar me para dhe punë humanitare në një jetimore në Kamboxhia.

Në një intervistë për People, aktori tha se është bërë partner më i mirë me kalimin e moshës. Mesa duket, Alba qenkërka me fat.

Sourceanabel
RELATED ARTICLES
- Advertisment -