Ne shqiptarët kemi shumë qejf të dukemi e t’i tregojmë të gjithëve se ne udhëtojmë, kemi lekë, hamë nëpër restorante dhe zëmë “Zonën VIP” me shishe në tavolinë nëpër clube.

Por, ata që kanë vërtetë para nuk kanë pse e tregojnë këtë gjë në çdo moment, pëkundrazi, me shumë modesti mundohen të përshtaten me pjesën tjetër të shoqërisë. Një rast i tillë është dhe ai “Mbretëreshës së Pop-it”, Madonna-s…
Llogaria bankare e saj është jashtëzakonisht e madhe, por kjo mesa duket nuk ka ndikim tek këngëtarja e cila ka lënë avionin privat dhe ka vendosur që të udhëtojë me klasin ekonomik për në Portugali.

Advertisement

“The Sun” shkruan se Madonna, pasuria e së cilës vlerësohet të jetë mbi 440 milionë paund, është fotografuar në klasin ekonomik teksa udhëtonte nga Londra për në Lisbonë.