Kryeministri Edi Rama deklaron se kisha e Dhërmiut do të rilindë mbi trashëgiminë kombëtare dhe jo mbi rrënojat e një ndërtimi pa leje.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twiter shprehet se “Kisha e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare dhe jo nga “garazhi” pa leje që e quajnë kishë!”
Rama sjell në vëmendje nëpërmjet fotos kishën e vjetër të Dhërmiut dhe ndërtimin pa leje që pretendohet se është kishë.
Kisha e “Shën Thanasit” në Dhërmi, e kthyer në një garazh pa leje është shndërruar në një konflik për banorët atje, madje ka patur dhe reagime zyrtare nga shteti fqinj, Greqia.
Pas ndërhyrjes së INUV dhe pushtetit lokal të Himarës për të prishur disa ndërtime pa leje, por edhe për të kryer gërmime arkeologjike në zona të njohura për trashëgimi kulturore, reaguan qytetarët dhe Kisha Ortodokse pasi pretendon se është shkatërruar pjesërisht objekti i kultit të Dhërmiut, ku banorët e zonës e kishin rindërtuar me kontributin e tyre në vitin 1992.
Ditë më parë ka reaguar dhe studiuesi Artan Shkreli që njëkohësisht është edhe këshilltari i Kryeministrit për çështjet e trashëgimisë kulturore.
Pa kaluar shumë gjatë, Ministria jonë e Jashtme reagoi pas qendrimit të ministrisë së Jashtme greke duke theksuar se “qëndrimi i djeshëm i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke përbën një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë”.
Kryeministri Rama pa u përfshirë në këtë debat pohoi sot se Kisha e Dhërmiut do të ndërtohet mbi trashëgimin kulturore, pra aty ku ka qënë kisha e vjetër dhe mbyllë çdo hamendësi e keqinterpretim.