Kirgiztan – Bakijev kërkon ndërhyrjen e OKB-së

Bakiyev, pasi u detyrua të largohej nga kryeqyteti Bishkek, ka folur me gazetarët nga një qytet në jug të vendit. Ai ka ftuar OKB-në të ngrejë një komision të pavarur për të gjykuar ngjarjet e 7 prillit kur të paktën 81 persona u vranë gjatë përleshjeve mes manifestuesve dhe forcave të rendit.