Lajmin e bën të ditur Ministria lokale e Shëndetësisë, ndërkohë që sipas agjencive të lajmeve ruse numri i viktimave është shumë më i madh. Tensionimi i situatës në Kirgizstan, mes banorëve të etnisë uzbeke dhe atyre të etnisë kirgize, ka bërë që qeveria e përkohshme të kërkojë ndihmën e Rusisë. Ndërkohë, numri i të arratisurve për në Uzbekistan mund të arrijë në 100 mijë, ka bërë të ditur i dërguari i posacëm i Kombeve të Bashkuara, Miroslav Jenca. “Kemi marrë informacione nga autoritetet uzbeke, se numri i refugjatëve që kanë kaluar në territorin e tyre është 75 mijë”, ka deklaruar Jenca. OKB ka kërkuar gjithashtu hapjen e një korridori për të dërguar ndihma për personat e prekur nga konflikti ndëretnik.

Advertisement