Bangladesh – Viktima nga moti i keq

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave disa dhjetra persona të tjerë konsiderohen të humbur, ndërsa shumë shtëpi janë të mbuluara nga balta. Sipas burimeve, të paktën 26 persona humbën jetën në lokalitetin turistik të Kok’s Bazarit, ndërsa 4 të tjerë në rajonin fqinj të Banderbanit. Skuadrat e shpëtimit po vazhdojnë operacionet e tyre, por shirat e dendura u pengojnë punën. “Policia dhe autoritetet e tjera lokale kanë gjetur deri tani kufomat e 26 personave, ndërkohë që disa dhjetra persona të tjerë vlerësohen të humbur”, ka deklaruar shefi i policisë së Kok’s Bazarit, Nibhas Chandra.

Advertisement