Kinezët duket se ja kanë marrë dorën mirë imitimit të produkteve të shtrenjta, ku shumica e njerzve që s’kanë mundësi të blejnë firma, zgjedhin pikërisht këto imitime.
Por, këtë herë imagjinata e imitimit kinez ka arritur kulmin. CNN ka përmbledhur disa foto ku tregon se një lagje e qytetit kinez të Hangzhou po imiton në shkallë të gjerë kryeqytetin francez. Në foto duken ngjashmëritë e tmerrshme mes Parisit dhe lagjes Tianducheng, aq sa në disa prej tyre me zor dallohen.
Fotografi parisien Francois Prost ka udhëtuar në këtë lagje, ku ka fiksuar në aparat rikrijimin e kullës Eiffel, ndërtesave klasike dhe Kopshtit të Versajës. Prost ka postuar fotot duke i quajtur “Sindroma e Parisit” dhe i ka ftuar shikuesit të shohin ngjashmëritë dhe diferencat e qytetit të dublikuar.