Kufomat janë gjetur nga policia dhe mendohet se janë hedhur nga punonjësit e një spitali. Lajmi konfirmohet nga agjencitë e informacionit kinez dhe sipas tyre mosha e fëmijëve është e papërcaktuar saktë. Por mendohet se bëhet fjalë për të sapolindur, ndërsa një prej kufomave është ende fetus. Autoritetet kanë deklaruar se një pjesë e kufomave të fëmijëve mund të jenë hedhur në lumë pas aborteve, ose pas vdekjes së nënave, si pasojë e sëmundjeve që mund të kenë patur. Dëshmitarët të ndryshëm në që kanë parë nga afër vendin e ngjarjes, thonë se trupat e fëmijëve kishin etiketa në krah me emrin e nënës, por jo emrin e spitalit ku kanë qenë duke u kuruar, apo kanë shkuar për të lindur.