Lajme të këqija na vijnë nga Kina përsa i përket sfilatës së modeleve bukuroshe të Victoria’s Secret.
Pas refuzimit të vizës për këngëtaren Katy Perry dhe për një nga modelet më “in” të momentit, Gigi Hadid, autoritetet kineze nuk kanë lejuar që party pas sfilatës të zgjasë më shumë se pas orën 23:50. Wear Women’s Daily shkruan se Bella Hadid, Karlie Kloss dhe shumë engjëj të tjetë të Victoria-s kishin nisur festimet rreth orës 21:00, pas përfundimit të sfilatës, por festa e tyre u mbyll më herët seç pritej.
Një nga vajzat e stafit, mori mikrofonin dhe njoftoi modelet se party duhet të mbyllej në orën 23:50, pak pasi kishte nisur performancën e tij DJ Victor Aime, e ndërsa kishin mbërritur forca të shumta policie. Këto nuk ishin të vetmet situata me të cilat ekipi i ëngjëjve të Victoria’s Secret u përball në Kinë. Stafi i Victorias shprehet se e mail-et e tyre janë monitoruar rregullisht nga autoritetet kineze.