Kimora Lee Simmons pozon me djalin e porsalindur

Kimora Lee Simmons ka ndarë me fansat e saj foton e parë të djalit të porsalindur Wolfe Lee Leissner.
“#WolfeLee më në fund ka ardhur! Pas lindjes së gjatë por të bukur! Ai është sic e kishim menduar, madje më shumë! Jam shumë mirënjohëse ndaj bashkëshortit tim për mbështetjen dhe dashurinë që më ka dhuruar”, ka shkruar ajo.
“Për asnjë cast nuk është larguar prej meje! Nuk ishte e thjeshtë por ja kemi dalë! Gjithashtu falenderoj infermieren time, Maureen dhe ekipin që më ndihmoi në këtë fazë!”
Simmons ka edhe dy vajza të tjera me ish-bashkëshortin, njëra 15 dhe tjetra 12 vjec, si edhe një djalë 5 vjec.

Advertisement