Jeni gati për “Fifty Shades Darker”?

Universal Pictures ka njoftuar se do të vijojë xhirimet edhe për dy filma të tjerë të trilogjisë “Fifty Shades of Grey”, dhe menjëherë është publikuar foto e parë ekskluzive e filmit të dytë.
Jamie Dornan ka rimarrë rolin e tij si Christian Grey, këtë herë në “Fifty Shades Darker”.
Në fotografinë bardh e zi ai është i vetëm, veshur me kostum dhe ka vënë një maskë të zezë.
Sigurisht që aktorët kryesorë do të jenë sërish Dornan si Christian Grey dhe Dakota Johnson si Anastasia Steele.
“Fifty Shades Darker” mendohet se do të shfaqet në kinema më 10 Shkurt 2017, ndërsa filmi i tretë “Fifty Shades Freed” mendohet rreth datës 9 Shkurt të 2018.
Sa i përket filmit të parë, “Fifty Shades of Grey”, ka patur shumë reagime kontradiktore.
Në një kohë që pati vlerësime negative, vecanërisht lidhur me performancën e Dornan, ka sjellë një xhiro prej 568.8 milionë dollarësh në mbarë botën.

Advertisement