Kim Kardashian përflitet shpesh nga mediat për operacione plastike, por foto e publikuar së fundmi vërteton se bukuria e familjes Jenner-Kardashian është e hershme dhe gjenetike.
Nëna e Kim, Kris Jenner është gjithashtu shumë e njohur nga publiku dhe të gjithë janë koshientë të bukurisë së saj, dhe edhe pse është 62-vjeç. Megjithatë dhe ajo duket se e ka marrë bukurinë nga nëna e saj, me të cilën na kanë prezantuar nëpërmjet një postimi në Instagram.
Gjyshja e Kim Kardashian duket shumë më e re se mosha që ajo ka. Nëse Kim nuk do të zbulonte moshën e saj të vërtetë, asnjë nuk do ta besonte se ajo ka kaluar të 80-at.
Detaji që i bën bashkë gratë e familjes Jenner-Kardashian është floku bjondë dhe foto e tyre është bërë në kuadër të promovimit të linjës më të re të kozmetikës së Kim.