Kim Kardashian na mëson si të bëjmë make up-in

Të gjithë e dinë se Kim Kardashian është një mjeshtre për make up dhe të gjithë e kemi vënë re që sa herë ajo shfaqet në publik, fytyra i duket perfekte.Duke u përpjekur të ndihmojë fansat e saj, Kim ka postuar në Instagram këshilla se si të bëjmë konturin e fytyrës.
Zonja West ka postuar një fotografi të fytyrës së saj, me make up të papërfunduar, në mënyrë që të gjithë të shohin se si dhe ku ajo aplikon korrektorin në ngjyrë të celur dhe të errët.
“Kontur. Nuk e kam përfunduar make up-in por doja të ndaja me ju disa prej sekreteve të mia.” ka shkruar Kim.
“Nuk duhet ta rëndoni shumë… kam parë disa foto të miat ku kisha bërë shumë kontur dhe hunda më dukej shumë e vogël.”

Advertisement