Kim Kardashian ka siguruar fansat e saj se shumë shpejt do të mund të shohin një foto nudo të sajën, për të treguar trupin e pas lindjes së fëmijës së dytë.
“A kam postuar ndonjë selfie lakuriq që kur kam humbur kilet e shtatëzanisë? Nuk e kam bërë, por bëhuni gati”, ka thënë 35-vjecarja gjatë një interviste.
Kim ka treguar vazhdimisht se është munduar për të humbur në peshë që pas lindjes së djalit, por tashmë duket se është gati që t’i tregojë të gjithëve arritjen e saj.
“Kur postoj dicka, qoftë një selfie nudo, nuk e postoj që të marr reagime, e postoj sepse më pëlqen”, ka thënë ajo.