Kim Kardashian do t’i kthehet aktrimit!

Ylli i “reality show”, Kim Kardashian do t’i kthehet aktrimit në një sezon të ardhshëm të serialit antologjik të rrjetit FX – “American Horror Story”, bëri me dije skenaristi Ryan Murphy.

Kardashian do të luajë bashkë me Emma Roberts në sezonin e ardhshëm të 12-të të serialit, i cili bazohet në një libër të ardhshëm të quajtur “Delicate Condition”.

Advertisement

Romani që pritet të publikohet në Gusht përshkruhet si një “thriller që ndjek një grua, të bindur se një figurë e keqe po bën përpjekje të mëdha për të siguruar që shtatzënia e saj të mos ndodhë kurrë”. Autorja Andrea Bartz e quan atë një “përditësim feminist të ‘Rosemary’s Baby’”.

Murphy tha në një deklaratë se shkrimtarja e “American Horror Story” Halley Feiffer kishte krijuar një rol argëtues, elegant dhe në fund të fundit të tmerrshëm veçanërisht për Kim, dhe ky sezon është ambicioz dhe ndryshe nga çdo gjë e bërë ndonjëherë.

Kardashian u bë një fenomen i kulturës pop përgjatë 14 viteve me motrat e saj në reality shoë “Keeping Up With the Kardashians”, i cili përfundoi në vitin 2021 dhe shfaqet tani sërish në “The Kardashians” në Hulu.