Kim Kardashian ka zbuluar për publikun se sa kile ka marrë deri më tani me shtatëzaninë e saj të dytë.
Për yllin e reality po afron dita kur do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, dita e Krishtlindjes.
Me 6 javë të mbetura, Kim ka shkruar në Twitter: “Ok, kam shtuar 23 kile… dhe ende më kanë mbetur 6 javë.”
Gjatë shtatëzanisë së parë, Kardashian u përball me kritika të forta lidhur me shtimin e saj në peshë, cka pati ndikim edhe tek vetë ajo.