Kim Kardashian prej tre javësh, kur ndodhi grabitja e shumëpërfolur në Paris, po përpiqet t’i shmanget qëndrës së vëmëndjes.
Por këtë javë 36-vjecarja ka nisur të shfaqet pak më shumë.
Të Hënën ajo është parë teksa ka dalë për të ngrënë akullore me mikun e saj Jonathan Cheban.
Ylli i reality nuk kishte vënë fare make-up.
“Ajo dalëngadalë po i rikthehet jetës së saj normale. Kim është ende e tronditur, por po e merr veten”, ka thënë një burim për Daily Mail.