Kida i jep fund beqarisë, ceremonia u mbajt në Romë…

Thursday, September 3, 2026

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Ajbi.

Çifti ka zgjedhur kryeqytetin italian, Romën, për ditën e tyre të veçantë. Ceremonia e martesës u zhvillua më 1 shtator, në një prej ambienteve më panoramike të qytetit, duke mbledhur pranë tyre familjarë, miq dhe personazhe të njohur të muzikës shqiptare.

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë edhe pamjet e para nga ceremonia. Në fotografitë dhe videot e publikuara nga të ftuarit, Kida shfaqet si një nuse elegante, e veshur me një fustan të bardhë me mëngë të gjata dhe vello.

Atmosfera e dasmës është karakterizuar nga një dekor romantik, me lule në tonalitete rozë dhe pastel, ndërsa ceremonia është shoqëruar me një panoramë të veçantë të Romës.

Festa u zhvillua në Villa Miani, rezidencë historike e vendosur në Monte Mario, e njohur për pamjet spektakolare mbi kryeqytetin italian.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM