Kiara dhe Luizi së shpejti prindër të një vajze.
Lajmi është bërë me dije nga burime për revistën “Who”. Burimet theksojnë se ditën e sotme është organizuar “baby gender”, një festë shumë private, ku edhe është zbuluar gjinia e bebes. Dhe është vajzë.
Sakaq kujtojmë që prej javësh përflitet lajmi se dyshja do të bëhen prindër, megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar.