Khloe thyen heshtjen rreth Lamar Odom

Khloe Kardashian ka folur për herë të parë që nga momenti që ish-bashkëshorti i saj Lamar Odom është shtruar në spital pasi u gjet pa ndjenja në një bordello në Nevada.

Ylli i “Keeping Up with The Kardashians” është rrëfyer për revistën “People” referuar thashethemeve që ajo dhe ish-ylli i NBA janë rikthyer me njëri-tjetrin.

Advertisement

Ajo ka hedhur poshtë thashethemet se do të rikthehet me të, pavarësisht se procesi i divorcit është ndërprerë për momentin. Khloe shton se procesi i divorcit është ndaluar në mënyrë që ajo të jetë në gjendje të marrë vendime mjekësore për të për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Ndërprerja e procedurave nuk do të thotë që unë jam rikthyer me Lamar. As nuk e kemi menduar një gjë të tillë. Çdo gjë do e tregojë koha”.

Pavarësisht se ka hedhur poshtë zërat për këtë ribashkim, në intervistën e dhënë Khloe është shprehur se e ka dashur dhe do ta dojë gjithmonë ish-bashkëshortin e saj.